Nga Portugalia, saktësisht nga televizioni TVI, vjen një lajm i bujshëm në lidhje me Cristiano Ronaldon. Raportohet se luzitani është pranë rinovimit të kontratës edhe për një tjetër sezon me Juventusin.
Vetë sulmuesi e dëshiron këtë, por e detyrojnë edhe zhvillimet ne klubet e tjerë. Kontrata aktuale përfundon verën e vitit të ardhshëm. Rikthimi te Real Madrid është i pamundur dhe Los Blancos ia kanë mbyllur derën.
Të njëjtën gjë mund të themi edhe për Manchester United, që është përqendruar tërësisht te transferimi i Jadon Sancho nga Borussia Dortmund, operacion mjaft i kushtueshëm.
E vetmja mundësi mbetet PSG, por Ronaldo e ka marrë vendimin tashmë për të qëndruar, përkundër gjithë zërave, që flasin për largimin e tij nga Juventus. /abcnews.al