Vlorë – Janë pezulluar nga detyra dy punonjës të policisë së Himarës për shkak se akuzohen për kryerje veprimesh arbitrare.
SHÇBA, Vlorë ekzekutoi urdhrin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për punonjësit e Policisë:
N/Komisar Xhevfet Qepo., me detyrë Shefi Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Komisariatin e Policisë Himarë dhe Inspektor Kastriot Satka, me detyre SPZ në Njësinë Administrative Lukovë, Himarë.
Procedimi ka filluar mbi bazën e kallëzimit të një shtetaseje për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, pasi është ushtruar dhunë ndaj denoncueses, nga ana e Inpektorit Kastriot Satka.
Njoftimi i SHÇBA:
SHÇBA, në kuadër të procedimit penal nr.1522/2020, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ekzekutoi urdhrin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për punonjësit e Policisë:
- N/Komisar XH.Q., me detyrë Shefi Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Komisariatin e Policisë Himarë;
- Inspektor K.S., me detyre SPZ në Njësinë Administrative Lukovë, Himarë.
Procedimi ka filluar mbi bazën e kallëzimit të një shtetaseje për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, pasi është ushtruar dhunë ndaj denoncueses, nga ana e Inpektorit K.S.
Ekzekutimi i urdhërit u pasqyrua me proces-verbalin përkatës dhe materialet u vunë në dispozicion të Prokurorisë së Rrethit Vlorë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90. /abcnews.al/