Portretet e reja të Kongresit Amerikan

schedule20:37 - 7 Nëntor, 2018

schedule 20:37 - 7 Nëntor, 2018

Pas rezultateve të zgjedhjeve të mes mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të shumtë emrat e rinj që kanë fituar postin e deputetëve. Ndërsa këtë herë është shënuar një rekord i femrave të zgjedhura në dhomën e deputetëve.

Nga gruaja më e re e zgjedhur ndonjëherë në kongresin amerikan, e deri tek muslimanet e para që bëhen deputete amerikane, nga ish këngëtari i Rep-it e deri tek përfaqësuesit e komunitetit LGBT. Janë vetëm disa nga portretet e reja të fituesve të zgjedhjeve të mes mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa në dhomën e deputeteve është record deputetesh femra: janë të paktën 99 femrat që kanë fituar postin e deputetes, numër që kalon rekordin e mëparshëm të 84 deputeteve.

Aleksandria Okasio – Kortez demokrate – vetëm 29 vjec ajo është përfaqësuesja më e re në historinë e parlamantit amerikan. Dhe nuk bëhet fjalë për një zgjedhje përfaqësie, e reja nga Nju Jork njihet për qëndrimin e saj socialdemokrat dhe këmbënguljen për ndryshim.

Rashida Tlaib e Ilhan Omar, të dyja demokrate, janë gratë e para muslimane që hyjnë në dhomën e ulët të parlamentit amerikan. Të afërmit e Tlaib, vajzë emigrantësh nga Palestina, kanë festuar në Cisjordani fitoren me krenari dhe duke shpresuar se ajo do të jetë në gjendje të sfidojë administratën Tramp. Kjo e fundit konsiderohet shumë e ashpër ndaj muslimanëve dhe cështjes palestineze. Omar është dhe e para amerikano – somaleze që bëhet deputete. Ajo ka mbërritur në shtetet e bashkuara të Amerikës 20 vjet më parë duke u arratisur nga lufta civile që kishte përfshirë vendin e saj.

Demokratja Ana Eskamani është e para irano – amerikane që bëhet deputete. Zgjedhja e saj në Florida vjen në një moment tensionesh të forta mes Uashingtonit dhe Teheranit. Republikania, Marsha Blackburn, 66 vjec, është e para senatore grua e shtetit të Tenesi. Veronika Eskobar e Silvia Garsia, të dyja demokrate, janë të parat ispanike që përfaqësojnë shtetin e Teksasit në dhomën e deputetëve Kirsti Noem, republikane, është gruaja e parë që merr postin e guvernatores në Dakotën e Veriut.
Antonio Delgado nga këngëtar Rep-I, u bë avokat, dhe më pas iu dedikua karrierës politike. I diplomuar për juridik në Harvard, ai pati një karrierë të shkurtër në muzikën Hip hop në Los Anxheles, ku pjesa më e madhe e këngëve të tij fliste për pabarazinë sociale. Ndërsa tashmë ai do të ulet në dhomën e deputetëve./abcnews.al