Avokati i familjes së 20-vjeçares britanike, Carolinë së cilën e mbyti burri në 11 Maj dhe ngjarja u zbulua pas 37 ditësh, paralajmëroi sot se do të kishte “surpriza nga hetimet” në ditët në vijim.
Thanassis Harmanis u shpreh se ne do të shohim surpriza në ditët në vijim për motivin e vrasjes.
“Lydia e vogël tashmë është në familjen Caroline. Për prindërit e Caroline, Lydia e vogël do të jetë një oaz gëzimi në shkretëtirën e pikëllimit të tyre.
Lexo edhe: Babai i Caroline shpërthen kundër dhëndrit vrasës: Do t’ja kisha hequr kokën
Prindërit e Caroline dhe veçanërisht nëna e saj, Susanna, do të kujdeset për fëmijën” thotë avokati.
Sa i përket asaj që familja e Caroline dëshiron të ndodhë me dënimin e Anagnostopulos, avokati tha se “Prindërit e Caroline duan që Babis Anagnostopulos të marrë një dënim shembullor.
Ata duan që ai të qëndrojë në burg për për një kohë sa më të gjatë” tha ai. / Abcnews.al