Elvana Gjata është takuar ditën e sotme me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ka qenë këngëtarja e cila ka ndarë disa foto nga takimi, ndërsa ka bërë me dije se i ka dhuruar gjithashtu dhe një kopje të mini albumit “Çelu”.
“Faleminderit që më mirëprite Presidente @vjosa.osmani ?. E lumtur për pritjen dhe bisedën e ëmbël për muzikën e artin, të ardhmen dhe shpresën për ditë më të bukura për të gjithë shqiptarët. #womenempoëerement #çelu”, shkruan Elvana.
Kujtojmë që mini albumi, që u publikua në fund të Prillit, ishte një surprizë për fansat. Ky ishte një rikthim i fuqishëm i këngëtares, e cila qëndroi larg vëmendjes mediatike prej disa kohësh. Ndërkohë, tashmë po shijon suksesin e këngës më të re me titull “Loti”. /abcnews.al