Barcelona ka nevojë për para dhe po bën çmos që të rregullojë bilancet. I pari që u largua sot ishte Matheus Fernandes, i cili ishte blerë nga Palmeiras për 7 milion euro. Së fundmi njoftohet shitja e Konrad de la Fuente.
Amerikani 19-vjeçar, i cili luan si sulmues, është shitur te Marseille në Francë për shumë e 3 milion eurove dhe katalanasit kanë mbajtur edhe një përqindje të kartonit që të përfitojnë nëse shitet sërish.
De la Fuente kishte spikatur me ekipin e dytë të Barcelonës. Sezonin e fundit shënoi 6 gola, ndërkohë që u grumbullua në 18 ndeshje me ekipin e parë, por pa mundur të debutojë në LaLiga. /abcnews.al