Andra Day ka hedhur poshtë thashethemet se ka nisur një lidhje dashurie me Brad Pitt. Në një intervistë për “Entertainment Tonight”, këngëtarja 36-vjeçare tha se këto spekulime nuk janë asnjë më shumë veçse trillime hollivudiane.
“Ne nuk po takohemi. Ne as nuk e njohim njëri-tjetrin.“, është shprehur ajo. Pavarësisht thashethemeve, Day tha se është një fanse e aktorit. “Ai është i shkëlqyeshëm. Shumë i talentuar, i mrekullueshëm.”, shtoi Day.

Pas divorcit me Angelina Jolie, aktori i “Fight Club” ka qenë i lidhur me Nicole Poturalski, me të cilën u nda në tetor të vitit të kaluar. Pitt ka qenë një një betejë ligjore me ish-gruan dhe fitoi kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve. /abcnews.al


