OKB: Trafikantët e qenieve njerëzore nuk janë ndëshkuar

schedule15:46 - 29 Qershor, 2021

schedule 15:46 - 29 Qershor, 2021

Emigrantët të cilët mbërrijnë në Europë shpesh janë pre e dhunës nga ana e trafikantëve, të njëjtët që marrin paratë për t’i dërguar në destinacion, dhe që rrallëherë ndiqen penalisht.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për kontrollin e drogës dhe parandalimin e krimit, ka publikuar raportin i cili tregon për gra të përdhunuara dhe burra që rrihen apo detyrohen të kryejnë punë të rënda.

Ka dhe të rinj që kanë paguar për t’u arratisur nga talebanët në Afganistan dhe duke shkuar në Austri. Udhëtimi i tyre është i mbushur me abuzime dhe dhunë. Shumë prej tyre që nuk dinin as not, u ngarkuan në varka të vogla për të kaluar Mesdheun.

Gjatë rrugës ata kanë hequr këpucët për zbrazur varkën nga uji. Çdo vit një mijë emigrantë humbin jetën në det apo gjatë udhëtimit në shkretëtirë, ose asfiksohen nëpër kamionë. Për këtë arsye nuk është analizuar vetëm itinerari i Mesdheut por dhe ai i Amerikës qendrore nëpërmjet Afrikës.

Trafikantët fitojnë shumë para nga emigrantët, korruptojnë zyrtarë dhe nuk kanë absolutisht respekt për jetën e njeriut. Ndonjëherë është e pamundur të kuptohet se pse ushtrojnë dhunë ndaj emigrantëve.

Kombet e Bashkuara po përpiqen të sensibilizojnë për këtë temë dhe vendet e transitit. Ky raport është i pari i këtij lloji që hartohet nga Kombet e Bashkuara, të cilat do të vazhdojnë të mbledhin të dhëna dhe t’i publikojnë./abcnews.al