Fushata e vaksinimit në Shqipëri kundër covid-19, vijon për të gjitha moshat. Ndërkohë sot dhe nesër do kenë mundësi të vaksinohen të gjithë qytetarët që kanë dëshirë, mjafton te jenë mbi 18 vjeç.
Nisma është ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe u shpall të shtunën. Këtë nismë mësohet se e kanë mirëpritur mbi 4 mijë qytetarë që deri paraditen e djeshme kanë aplikuar në e-Albania për t’u bërë pjesë e procesit.
Kujtojmë se 24,040 vaksina anti-COVID kanë mbërritur në Shqipëri, një ditë më parë, ndërkohë që në total deri më tani në vend kanë ardhur 1,103,690 doza.
“24,040 vaksina anticovid sapo kanë mbërritur në Shqipëri. Në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën sot 14,040 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare si dhe mbështetjes së Bashkimit Europian, ndërsa në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, mbështetje e Qeverisë së Kroacisë për vendin tonë. 1,103,690 doza vaksine anticovid kanë mbërritur deri tani , teksa nesër nisin dy ditët e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç”, tha Manastirliu një ditë më parë. /e.l/abcnews.al/