Masakra, jetimi dhe kush qëlloi i pari? Gazetari i ABC: Si nisi sherri në drekë dhe u mbyll në mesnatë

schedule21:29 - 28 Qershor, 2021

schedule 21:29 - 28 Qershor, 2021

Dy ditë më parë Velipoja u trondit nga masakra pas konfliktit për shezlongët mes familjeve Ferracaku dhe Gocaj. Gazetari i “ABC” Ermal Vija i ftuar në “Log.” rrëfeu detaje nga dinamika që solli përshkallëzimin e situatës dhe përfundoi me 4 të vrarë.

Zanafilla ka nisur pasditen e së shtunës rreth orës 14:00 kur vëllezërit Gocaj kanë qenë duke vendosur shezlongët, por sherri ka vazhduar me anëtarët e familjes Ferracaku, që kanë një hotel që ndodhet në vijën e parë të bregut, që e kanë kundërshtuar veprimin e familjes Gocaj, pasi pretendonin se do të shfrytëzohej nga ata.

 

Ka nisur konflikti verbal dhe në 00:30, vëllezërit Ferracaku iu drejtuan hotelit të vëllezërve Gocaj për t’u sqaruar. Shkuan të armatosur. Pas konfliktit verbal u përdorën armët duke sjellë 4 viktima. Të dy palët shkëmben zjarr, por për hetuesit është e paqartë kush qëlloi i pari. Hasan Ferracaku pretendon se të parët qëlluan Gocajt” tha Vija.

Nga përplasja me armë mbetën të vdekur Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimi fatkeq Musaen Zeneli 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend.

Nga përplasja me armë u plagosën edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u vra dhe nipi i tij Elmedin Tyli. / db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!