Babis Anagnostopulos vijon të jetë në vëmendjen e mediave greke. 32-vjeçari mbyti gruan e tij 20-vjeçare Caroline në banesën e tyre në Glyka Nera.
Krimi i rëndë ka tronditur Greqinë, ndërsa piloti pasi pranoi se kishte vrarë gruan ndodhte në burgun e famshëm grek Korydallos.
Televizioni Star ka transmetuar një dokumentar të ri me jetesën e re në burg të pilotit. Dokumentari tregon jetën e përditshme të autorit. Ai duket se kujdeset për macet e burgut. Brenda qelisë, piloti 32-vjeçar flet vetëm për vajzën e tij Lydia-n e vogël dhe kujdestarinë e saj.
Gjithashtu, ai nuk ka folur fare për vrasjen e Caroline. Babis komunikon vetëm me shokët e tij të qelisë, ku njëri prej tyre është një ish-oficer policie. Po ashtu, 32-vjeçari vazhdimisht flet me të afërmit e tij nga telefoni i burgut, përcjell abcnews.al.
Por, si ka reaguar Babis pasi mori vesh se nëna e Caroline ka fituar kujdestarinë e vajzës?
Ndërsa nëna e 20-vjeçares Caroline ishte në rrugën e saj për në Athinë për të marrë Lydia-n e vogël, avokati i pilotit 32-vjeçar tregoi si reagoi klienti i tij kur dëgjoi vendimin.
Duke folur për Mega, Alexandros Papaioannidis theksoi se piloti pranoi vendimin e drejtësisë, pasi siç kishte deklaruar ai, shqetësimi i parë është siguria e fëmijës.
“Padyshim që ka pranuar vendimin e prokurorit. E vetmja gjë që klienti im thotë është se “më e mira e mundshme për fëmijën tim. “Drejtësia ka fjalën e parë dhe të fundit dhe vetëm ajo do të gjykojë se cilat janë kushtet e nevojshme, cila duhet të jetë zelli dhe si duhet të jetë komunikimi për këtë”, deklaroi ai. g.v/abcnews.al