Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm kurora me pisha në malin e Tomorit është përfshirë nga zjarri, që dyshohet se është vendosur nga dora e njeriut.
Lexo edhe: VIDEO/ Zjarri po shkrumbon kurorën me pisha në Tomorr, nevojitet ndërhyrja nga ajri
Terreni i vështirë ka bërë që zjarri të marrë përmasa të mëdha në parkun kombëtar, ndërsa zjarrfikësja e ka të pamundur të ndërhyjë dhe alternativa e vetme mbetet nga ajri.
Gazetari Artan Hoxha ka postuar disa foto në faqen e tij në Facebook nga ajo që po ndodh në malin e Tomorit duke i cilësuar pamjet apokaliptike.
“Pamje apokaliptike….Nuk eshte tymi i vullkanit në malin e Vezuvit, nuk jane as re vere mbi Malin e Tomorrit.
Lexo edhe: Meta: Indiferentizmi në mosreagim operacional është shpërdorim detyre
Eshte tymi i zjarrit qe po djeg Malin e Shenjte të Bektashinjve, fotografuar nga autostrada Tirane-Elbasan… E keqja nuk paska fund…” shkruan Artan Hoxha. d.b/Abcnews.al