Drejtori i zhvillimit të vaksinave në GEOVAX në SHBA, Arban Domi në një intervistë për “ABC” me gazetaren Juli Xhokaxhi ka komentuar situatën e fundit në të cilën ndodhet vendi ynë për shkak të pandemisë.
Domi në fjalën e tij ka bërë me dije se vendimi i EMA-s në lidhje me përdorimin e vaksinës kineze është politik.
Ndër të tjera ai është shprehur se vetëm Pfizer dhe Moderna janë vaksinat më efikase dhe ndaj variantit të ri Delta i cili është ndër më të përhapurit në botë.
“Vendimi i EMA-s është politik pasi mendonin se mund të kishin problem. Prodhuesi kinez akoma nuk ka dërguar dokumentacionin dhe EMA e ndërmori vetë këtë nismë unë nuk besoj se do ta aprovojnë. Delta dhe varianti Indian është më infektues dhe infekton më shumë individë dhe kohëzgjatja ose shfaqja e simptomave të sëmundjeve më të rënda.
Në SHBA para një jave 10% e rasteve të reja janë me variantin Delta dhe pas 3-4 do të jetë mbi 40% në Amerikë. Me shfaqjen e variantit të ri nëse është më i shpejtë atëherë zhduket .
Ka ndodhur që dhe personat që kanë qenë t infektuar me Covid janë infektuar me variantin , Delta dhe britanik. si në të gjithë rastet njerëzit me sëmundje ekzistuese ose moshat e vjetra duhet të bëjnë më kujdes. Personat që kanë marrë vaksinën janë infektuar me variantin Delta. Unë mendoj se duke mos qenë kohë emergjente nuk duhet që të aplikohen vaksina përveç Pfizer dhe Moderna kur të futet dhe në mënyrë të kufizuar AstraZeneca pasi nuk është shumë efektive ndaj variantit Delta.
Johnson e Johnson sipas një studimi të ri ndaj variantit delta është më pak efikas, dhe ato që kanë marrë një dozë Johnson të marrin një vaksinë Pfizer. Doza e dytë është mirë që të merret me një vaksinë efikase si Pfizer ose Moderna, më pas vjen AstraZeneca dhe Sputnik.
Së fundmi po bëhet një studim me personat që janë vaksinuar me vaksinën kineze për të parë nëse janë krijuar anti trupa ose jo. Gjithashtu dhe qytetarët që kanë bërë një vaksinë të tillë në mënyrë individuale mund ta bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë mjeku.
Ndër të tjera ai ka bërë me dije se shifrat e fundit janë një tregues i mirë për situatën pandemie në të cilën ndodhemi.
Domi ka theksuar se në këtë situatë pandemike që ndodhet vendi mund të bëhet dhe një ndërprerje e përdorimit të vaksinave të tjera dhe të përdoret Pfizer dhe Moderna.
“Në Shqipëri sipas të dhënave janë inekzistuese dhe është një tregues i mirë, por muajin më parë kishim një numër të konsiderueshëm pacientësh në spital ndërsa viktimat jashtë spitalit ishte i lartë. Situata është optimiste dhe për vjeshtën në vendin tonë, por nëse do të merren disa masa shtese siç është testime në vende turistike, dhe personelit që shërbejnë në këto zona është e rëndësishme që të bëhen testime të shpejta për të kuptuar se si është situata.
Kjo ndoshta do të jetë pandemia më e gjatë, pasi dhe gripi spanjoll nuk ka zgjatur kaq shumë vetëm se ka pas më shumë viktima në një kohë më të shkurtër”, ka thënë ndër të tjera ai./abcnews.al