Dëmtohet ura e periudhës romake në Tepelenë

schedule17:18 - 6 Nëntor, 2018

schedule 17:18 - 6 Nëntor, 2018

Një nga urat më të vjetra në vend që ka gjurmë historike të periudhës romake, por që dhe dëshmon për gjenalitetin inxhinerik të kohës është dëmtuar në njërën këmbë. Kjo ka ndodhur gjatë punimeve që po kryhen për By Passin e Tepelenës. Nuk dihet nëse firma zbatuese do të thërrasë ekspertë apo njohës të veprave të tilla, për të realizuar një riparim që nuk do të mbulonte vlerat e saj historike.

Njohësit e vlerave arkitekturore po ngrenë dyshime që punimet në By Passin e Tepelenës po dëmtojnë Urën Beçistit, një moment kulture që daton nga koha romake.
Një ndër ta është arkitekti restautor Kreshnik Nick Merxhani. Në postimin e tij ai tregon se njëra këmbë e urës është dëmtuar dhe firma po e mbulon këtë dëmtim duke hedhur beton. ABC News shkoi në vendin ku ndodhet ura mbi Vjosë, aty ku edhe aktualisht janë përqëndruar punimet e By Pasit.

Pasarela ose ura në Tepelenë ka një bazament që supozohet që për nga punimi lidhet me periudhën romake, kurse pjesa e sipërme është një ndërhyrje e shekullit XX, thotë Merxhani. Ura lidhet me emrin Ali Pashës dhe pikërisht aty ku po ndërhyhet sot, ka gjurmë muratorë që për nga teknika i përngjan urave në periudhën që kur ai synonte në Vilajetin e Janinës. Një nga urat më të mëdha të periudhës romake, e cila kohët e fundit është rrezikuar seriozisht nga ujrat e Vjosës, është nga të vetmet vepra që dëshmon për gjenalitetin inxhinerik të kohës dhe për rrjetin që lidhte dikur Dodonesin, Antigonën e Hadrianopolin me Bylsin dhe Apolloninë.

Nëse dëmtimet nuk do të merren në konsideratë dhe nuk të kërkohet ndihma e ekspertëve për vepra të tilla, është për të ardhur keq. Ura prej 200 metra e gjatë me lartësi 6 metra është harruar. Herën e fundit që u restaurua ishte viti 2012, nga një shoqatë hollandeze, ç’ka mundësoi dhe lëvizjen mijëra banorëve që qarkullojnë çdo ditë përmes saj./abcnews.al

Përgatiti: Orges Sako gazetar i ABC News, Gjirokastër