57-vjeçari në Lezhë arrestohet për kultivim të kanabisit

schedule10:33 - 28 Qershor, 2021

schedule 10:33 - 28 Qershor, 2021

57-vjeçari N.D., banues në fshatin Lalm të Lezhës, ka rënë në prangat e policisë, për kultivim të lëndëve narkotike.

Uniformat blu bëjnë me dije se do të vijojnë kontrollet në në sipërfaqet e pyllëzuara, banesa të braktisura apo ish-reparte ushtarake për parandalimin e kultivimit të kanabisit.

Ndërkohë materialet e referuara për 57-vjeçarin, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Lezhë /Informacion

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në vendin e quajtur “Lalm Lukaj”, Lezhë, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike shtetasi N. D., 57 vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!