Eduart Nikshini është gjetur i vdekur nga kunati i tij në një banesë në Shëngjin mbrëmjen e djeshme. Sipas policisë dyshohet se 39-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera.
Grupi hetimor gjendet ende në shtëpinë ku u konstatua trupi i pajetë i Nikshnit, i cili kishte edhe shtetësi ruse, megjithatë e kanë ende të pamundur për nxjerrjen e trupit nga banesa dhe dërgimin e tij në morg për shkak të mungesës së mjeteve të posaçme
Kjo ka ndodhur për shkak se kufoma është e dekompozuar pasi dyshohet se është prej disa ditësh aty, ndërsa policia dhe fqinjët kanë mundur të futen në banesë me kundërgaz për shkak të aromës së rëndë.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:40, të mbrëmjes së kaluar, në Shengjin, Lezhë,në katin e pestë të një banesë, është gjetur pa shenja jete nga kunati i tij, shtetasi E.N.,39 vjeç, me shtetesi Ruse , i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojё e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/