Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit, lideri demokrat tek “Kosherja” është i vendosur të bëjë një reformim të thellë brenda partisë. Kryedemokrati surprizoi me komentin e tij drejtuar kreut të qeverisë, teksa tha se është një djalë flori. Por cila është arsyeja sipas tij se përse ka humbur zgjedhjet?
Pjesë nga biseda:
Basha: Çfarë djali flori është ky Edi
Sekretarja: Paloka…flori, flori
Basha: Jo Edi Paloka por Edi Rama.. sa mirë që fiton, sa më lehtëson mua punë. Ai fiton kurse unë bëj spastrimet rehat.
Sekretarja: Sa mirë do të ishte o shefi të fitoje dhe ti ndonjëherë.
Basha: Dua të të them një sekret…ka shumë mundësi që mua mund të ketë shkruar dikush ose të më ketë bërë magji. Si ka mundësi që futem në një garë ose betejë dhe nuk fitoj asnjëherë. Dhe kur marr telefonin dhe dua të bëjë ndonjë lojë, gjithmonë telefoni më rreh që në nivelin e parë. /abcnews.al