Mediat maqedonase: Rusia i kërkon OKB të diskutojë për Marrëveshjen e Prespës

schedule11:41 - 6 Nëntor, 2018

schedule 11:41 - 6 Nëntor, 2018

Sipas mediave maqedonase, ministria e Jashtme ruse ka konfirmuar se Rusia ka kërkuar një mbledhje urgjente jashtë rendit, të këshillit të sigurisë. Mbledhja pritet të mbahet brenda kësaj jave, me synimin që Rusia të vendosë “veton” për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës mes Athinës e Shkupit, e cila i jep zgjidhje përplasjeve shumëvjeçare mes dy vendeve për çështjen e emrit. Presidenti i Maqedonisë Ivanov, pak kohë më parë, kritikonte ashpër këtë marrëveshje nga foltorja e OKB-së, duke thënë se ajo shkelte identitetin dhe historinë maqedonase./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!