Tre biznesmenët dhe jetimi i pafajshëm, fotot e viktimave të masakrës së Velipojës

schedule20:00 - 27 Qershor, 2021

schedule 20:00 - 27 Qershor, 2021

Velipoja u trondit mbrëmë pak minuta pasi kishte kaluar mesnata nga një shkëmbim me armë zjarri që u mori jetën 4 personave.

“ABC” ka siguruar fotot e 4 viktimave, biznesmenit Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërve Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimit fatkeq Musaen Zenelit 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend.

LEXO EDHE: I vranë djemtë për shezlongët, Pjetër Gocaj: Të parin qëlluan të madhin, çfarë më duhet jeta më?

Nga përplasja me armë u plagosën edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u vra dhe nipi i tij Elmedin Tyli.

LEXO EDHE: Në xhep iu gjetën qindarkat e ditës së parë të punës, familja e jetimit nuk përballon dot shpenzimet mortore

Dy të plagosurit u arrestuan për ngjarjen, ndërsa në kërkim janë shpallur tre vëllezër; Abedin, Shyqyri dhe Besar Verracaku, banues në fshatin Pulaj, të dyshuar si bashkautorë në krim.

Shkak i sherrit që solli masakrën ishte konflikti mes Ferracakut dhe Gocajt për hapësirën e rërës përpara hoteleve për vendosjen e shezlongeve./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!