Zhbllokohet ndeshja Holandë-Çeki, e vlefshme për raundin e 1/8-ve të Euro dhe që po luhet në “Puska Arena” të Budapestit.
Kombëtarja tulipane mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 55-të, pas daljes me të kuq të mbrojtësit Matthijs De Ligt.
https://streamable.com/f6wdsb
Minuta e 68-të ka sjellë avantazhin e Çekisë. Goditje dënimi nga krahu i djathtë dhe finalizim me kokë i Tomas Holes, mesfushorit shkatërrues të Slavia Prague.
Avantazh fantastik për Çekinë, që është shumë afër triumfit dhe kualifikimit në çerekfinalet e Euro 2020. /abcnews.al