Irina Shayk gjeti një mënyrë shumë të guximshme për të tërhequr vëmendjen pas thashethemeve se ka nisur një romancë me Kanye West. Supermodelja ruse publioi një fotografi në rrjete sociale ku shfaqej topless. 35 vjeçarja shihet e përkulur pranë një palme në plazh ndërsa mbulon gjoksin me duar.
Modelja ka qenë në fokus të mediave ndërkombëtare pasi u fotografua së bashku me Kanye-n në Provence të Francës. Dyshja e famshme thuhet se janë prej më shumë se tre muajsh bashkë ndërsa burime pranë tyre kanë konfirmuar se ata janë seriozë me njëri-tjetrin.
Kanye dhe Irina nuk kanë konfirmuar ende se po shoqërohen së bashku. Më parë, supermodelja ruse ka qenë në një lidhje me aktorin Bradley Cooper për tre vjet deri në 2019, me të cilin ka dhe një vajzë 4 vjeçare. Ndërsa Kanye sapo është ndarë me Kim Kardashian pas afro 7 vitesh martesë. /abcnews.al