“Floriani gaboi, do humbasë”, Marku i kthehet Maxim Prodan: Do e shihni të gjithë!

schedule21:56 - 26 Qershor, 2021

schedule 21:56 - 26 Qershor, 2021

Florian Marku do të përballet me Maxim Prodan më 7 gusht. Bëhet fjalë për një boksier rumun, të lindur në Ukrainë. 28-vjeçari ka 20 ndeshje në karrierë dhe nuk njeh humbje. Prodan ka triumfuar 19 herë, 15 me KO dhe një ndeshje e ka mbyllur në barazim.

Sikurse kuptohet, kundërshtari i Markut është goxha serioz. Edhe boksieri shqiptar nuk ka asnjë humbje deri më tani. Ai ka triumfuar 8 herë dhe një herë ka dalë barazim, në një ndeshje shumë të diskutuar kundër Jamie Stewart.

Tashmë ngacmimet mes Markut dhe Prodan kanë nisur, me lushnjarin që i kundërpërgjigjet rivalit pas një deklarate të bërë së fundmi.

“Sot pashë një video të kundërshtarit tim që thotë që unë bëra gabim që e pranova këtë ndeshje me të, sepse është shumë herët për mua dhe do humbas. Hehehe, unë do u tregoj të gjithëve që nuk ishte fare herët, por ishte e lehtë”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!