Italia është gati për duelin me Austrinë. Ekipi i Roberto Mancinit luan në “Wembley” takimin e raundit të 1/8-vë të Euro 2020, sfidë që nis prej orës 21:00. Atmosfera tek Italia është e qetë dhe trajneri flet për mediat në lidhje me situatën në skuadër.
“Jemi të qetë, pasi mund të bazohemi te lojtarë tepër të aftë. Ata që do të zbresin në fushë do të vazhdojnë të bëjnë atë që kanë bërë deri tani. Të shohim nesër në lidhje me formacionin, por të gjithë jemi gati për Austrinë.
Unë ndihem shumë mirë, është gjithmonë kënaqësi të luash në wembley, është një stadium shumë i bukur. Djemtë më kanë vendosur në vështirësi në ndeshjet e fundit sa i përket zgjedhjeve.
Gjithsesi është kënaqësi për mua një gjë e tillë. Ndihem me fat, pasi përveç lojtarëve titullarë, kam edhe të tjerët që janë gati të futën në fushë gjatë ndeshjes dhe të japin gjithçka për kombëtaren“, deklaroi Mancini. /abcnews.al