Maja nuk mban lotët për vëllain e ndjerë: Këngën e tij nuk e këndoj dhe s’e dëgjoj kurrë

schedule21:24 - 25 Qershor, 2021

schedule 21:24 - 25 Qershor, 2021

Këngëtarja e njohur Maja ka folur si rallëherë për humbjen e vëllait të saj, për të cilin ka bërë dhe një këngë.

E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo tregoi se këngën e bëri vetëm 6 muaj pas vdekjes së tij, por tani nuk e shikon dhe nuk e dëgjon më kurrë.

Gjatë rrëfimit, Maja përlotet dhe shprehet mjaft e prekur për humbjen e tij.

Nuk e këndoj asnjëherë, madje dhe as nuk e dëgjoj. Por unë doja të ishte sot, sepse është pjesë e jetës sime, nga të gjitha motrat kam marrë pjesë kur kanë shkruar për të dhe nga vetja ime. Kush e ka provuar e di se çfarë do të thotë, unë i kushtova një këngë shumë shpejt pas ikjes së tij, kur ai kishte vetëm 6 muaj që kishte ndërruar jetë.

Unë, në atë kohë isha dhe shtatzënë dhe nuk e mundoja veten time me gjëra, por më dukej sikur duhet të bëja një këngë patjetër, sikur ai lart po më dëgjonte, sepse ai për vete ishte një këngëtar i shkëlqyer dhe unë kisha shumë plane me të, do bënim edhe disa duete, por nuk ndodhi, ishte si befasi.

Doja ta bëja këtë këngë, sepse më dukej sikur ai e dëgjonte atje dhe do kënaqej shumë. Me shumë stërmundime kam kënduar, me shumë stërmundime kam bërë klipin.

Ai ka humbur jetën kur ishte 55 vjeç dhe unë kam jetuar vitet më të lumtura dhe më të bukura kur ai ishte gjallë”, deklaroi këngëtarja duke i emocionuar të gjithë./abcnews.al