Mbyllet 9-vjeçarja, nxënësit: Matematika ishte më e vështira, mësimi online na penalizoi

schedule16:30 - 25 Qershor, 2021

schedule 16:30 - 25 Qershor, 2021

Nga Ajgena Korbi

Testit të Anglishtes, nxënësit e shkollës 9- vjeçare “4 Dëshmorët” në Tiranë i dhanë fund para orarit të planifikuar.

Megjithëkëtë, oborrin nuk e lanë pa u konsultuar me njërin tjetrin për përgjigjet që kanë shkruar.

“Testi nuk ishte i vështirë, mu duk goxha i lehtë dhe në bashkëbisedim me moshatarët mendoj se kemi dalë mirë”, u shpreh një nga nxënësit.

Teza sipas shumë prej tyre ishte e një niveli mesatar dhe nuk përmbante pyetje jashtë programit.

“Nuk pati vështirësi. I bëra të gjitha ushtrimet, nuk kisha asnjë vështirësi”, u shpreh një tjetër nxënës.

Me gjuhën e huaj  ku bën pjesë  anglishtja, italishtja,  frëngjishtja dhe gjermanishtja nxënësit e klasave të nënta i dhanë fund provimeve me detyrim, por  shumë prej tyre ende jo shqetësimit që i shkaktoi matematika.

Ndërkohë që presin notat e tij na tregojnë se ky ishte testi më i vështirë i lirimit.

“I matematikës sepse kishte pyetja që nuk ishin të thjeshta dhe disa ushtrimi nuk i kisha hasur më parë”, tregon një tjetër nxënëse.

Ashtu si në provimin e gjuhës shqipe, letërsisë dhe matematikës nxënësit e klasave të nënta  shprehen se edhe testit të gjuhës së huaj iu nënshtruan duke respektuar protokollet anti-Covid./abcnews.al/