Agjencia Europiane e Hapësirës kërkon astronautë, pranohen edhe persona me aftësi ndryshe

schedule15:56 - 25 Qershor, 2021

schedule 15:56 - 25 Qershor, 2021

22 mijë persona kanë dorëzuar kandidaturat e tyre në Agjencinë Hapësinore Europiane, për t’u bërë brezi i ardhshëm i profesionistëve të hapësirës.

Agjencia kërkon dhe astronautë me aftësi të kufizuara fizike, për të studiuar modifikimet e nevojshme në stacionet hapësinore. Pjesa më e madhe e kandidatëve janë meshkuj, vetëm 24% e tyre janë femra.

Një e dhënë në rritje në krahasim me seleksionimin e mëparshëm, ku kishte vetëm 19% femra që synonin të bëheshin astronautë. Por gjithsesi ende larg barazisë gjinore. Për sa i përket origjinës, pjesa më e madhe janë nga Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Italia por kandidaturat kanë ardhur nga të gjitha 25 vendet anëtare.

Gjithsesi është një moment historik, pasi 22 mijë është një shifër shumë e madhe, dhe tregon një interes në rritje në të gjithë Europën, për hapësirën.

Kandidatët do të duhet të presin një vit për të vlerësuar nëse janë të përshtatshëm apo jo. Vetëm 6 prej tyre do të zgidhen, ndërsa 20 të tjerë do të jenë rezervë. Vendimi përfundimtar do të merret në fund të vitit 2022./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!