Ky është vendi i parë evropian që do të heqë të gjitha kufizimet anti-covid

schedule15:49 - 25 Qershor, 2021

schedule 15:49 - 25 Qershor, 2021

Islanda do t’i heqë të gjitha kufizimet anti-covid duke filluar nga e shtuna duke u bërë kështu vendi i parë evropian që merr një hap të tillë.

Ministrja e Shëndetësisë Svandís Svavarsdóttir bëri të ditur ditën e sotme se nga e shtuna islandezët nuk do të jenë më të detyruar që të mbajnë distancë sociale apo të vendosin maska.

Vendi ka në fuqi një sistem të mirë testimi dhe gjurmimi dhe i ka shtrënguar masat deri më tani për të frenuar rritjen e rasteve.

Veç maskë, tashmë hiqet edhe kufizimi i numrit për kufizime apo mbajta e distancës prej dy metrash. Të paktën 87 për qind të islandezëve e kanë marrë dozën e parë të vaksinës për Covid-19.

Islanda, e cila ka një popullsi prej vetëm 360,000 banorësh, ka një incidencë infektimesh prej 1.6 për 100,000 banorë në një mesatare dyjavore. Numri i të vdekurve është gjithashtu relativisht i ulët. s.b/abcnews.al/