Kancelarja gjermane do të takojë kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar javën e ardhshme për të diskutuar rreth pandemisë dhe çështjeve të tjera të rëndësishme, sipas një njoftimi nga No 10.
Një zëdhënës i Downing Street tha: “Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar në 2 korrik. Kryeministri do ta presë atë në Chequers, shtëpia e kryeministrit.
“Ky do të jetë një shans për të diskutuar një sërë çështjesh, duke përfshirë marrëdhënien Britani-Gjermani dhe reagimin global ndaj pandemisë së koronavirusit.”
Merkel ka paralajmëruar këtë javë që Europa është e rrezikuar nga varianti Delta i Covid, i cili po përhapet kudo në kontinent. Ajo ka bërë thirrje për qasje më të koordinuar të BE-së dhe se të gjitha personat që vijnë nga Britania duhet të karantinohen , duke marrë parasysh rreziqet e përhapjes së variantit Delta.
Britania nuk është në listën e vendeve të sigurta të BE-së, për shkak të përhapjes së Delta./abcnews.al