Plagosi me thikë 57-vjeçarin, arrestohet autori në Vlorë

schedule13:02 - 25 Qershor, 2021

schedule 13:02 - 25 Qershor, 2021

Policia e Vlorës ka arrestuar 59-vjeçarin,  Pilo Sevi për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku u plagos Ferdinant Petriti, 57 vjeç. Sevi goditi me thikë 57-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen “Pavarësia”.

59-vjeçar akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, shtetasin P. S., 59 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin F. P., 57 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!