Përmbytet anija në Jemen, humbin jetën 300 emigrantë

schedule09:52 - 25 Qershor, 2021

schedule 09:52 - 25 Qershor, 2021

Rreth 300 emigrantë kanë humbur jetën pas përmbytjes së një anije në brigjet e Jemenit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se lajmin e ka dhënë një zyrtar i OKB-së që thekson se si pasojë e një aksidenti të tillë ka humbur jetën rreth 300 emigrantë.

Banori dhe koordinatori humanitar i Kombeve të Bashkuara, David Gressly nuk dha detaje, por duket se i referohej një incidenti në të cilin trupat e pajetë u gjenden në Rasa al-Arah në bregdetin e Detit të Kuq të Jemenit këtë muaj, pasi një anije emigrantësh u fundos në det të hapur.

Incidenti u raportua më 14 qershor nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), një agjenci e Kombeve të Bashkuara.

“Ne e dimë që ishte një anije që sillte emigrantë dhe që u përmbys, ndoshta 200 ose 300 njerëz mund të kenë humbur, nuk e dimë numrin”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!