Lajm i trishtë. Adjola Sula, infermiere në QSUT ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmin e ka dhënë Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë në një postim në Facebook.
Kolegët, e cilësojnë Sulën si një njeri të dashur dhe të dhembshur me pacientët, por sot nëna e dy fëmijëve u shua.
“Humbje e madhe per te gjithe koleget largimi ne moshe kaq te re te Adjola Sules Infermieres se Urgjences se Semundjeve te Brendshme ne QSUT.
E dashur me te gjithe koleget dhe e dhembshur me te gjithe pacientet qe u sherbente.
Nene e dy femijeve dhe grua shembullore.
Duket sikur jeta eshte e padrejte kur mer njerezit dhe koleget me te mire.
Ngushellime te perzemerta familjes,kolegeve dhe dy vajzave te saj te vogla.
Nuk gjejme dot fjale per te thene cfare na ke shkaktuar te gjitheve ne qe patem fatin te te njihnim.
Shpirti yt u prefte ne paqe” mbyllet postimi i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë. d.b/ Abcnews.al