Teuta po përgatitjet për ndeshjet e raundit të parë të Champions League ndaj Sherif Tiraspol, kampionëve të Moldavisë.
Sfida e parë do të luhet në “Niko Dovana” më 7 korrik, teksa gjashtë ditë më vonë përcaktohet skuadra kualifikuese në Tiraspol.
Djemtë e Edi Martinit u përballën me Sileks, skuadrën që fitoi Kupën e Maqedonisë së Veriut. Kampionët e Shqipërisë fituan 1-0, me golin e fitores që u realizua në pjesën e parë nga Emiliano Vila.
Skuadra durrsake e Edi Martinit zbriti në fushë me këtë formacion, teksa trajneri shkodran kreu disa zëvendësime gjatë ndeshjes.
TEUTA: Frasheri, (46’Çeleski 80’Dema) Jackson, Arapi (c), (65′ Plaku) Hoxha, (35′ Karabeci) Todorvksi, (65′ Bici) Aleksi, (60’Jazxhi) Daja, (65 Avdyli) E.Vila, (65’L.Beqja) Bregu, (65′ Zogaj) L.Vila,(65’Kapllani) Krasniqi. /abcnews.al