Kush “kopjoi” kë? Armina dhe Kim Kardashian shfaqen me të njëjtin fustan

schedule17:52 - 24 Qershor, 2021

schedule 17:52 - 24 Qershor, 2021

Kim Kardashian ka publikuar ditën e sotme disa foto ku shfaqej e veshur me një fustan të zi.

Ajo njihet si një ndër influencueset më të mëdha, nga e cila frymëzohen mjaft persona anë e mbanë botës. Mirëpo këtë herë, duket se janë ndryshuar rolet, pasi kësaj radhe Kim është frymëzuar për veshjen e saj të fundit.

Ka qenë blogerja shqiptare, Armina Mevlani e cila ka postuar së fundmi në Instagram një foto ku shkruante se e ka veshur e para këtë fustan e më pas tregonte postimin e Kimit.

“Dhe falë krijimeve magjike të Rick Owens”, ka shkruar Mevlani krah fotove ku dukej veshur me fustanin e zi./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!