Një avion luftarak rus “MIG-29” u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor në Egjipt. Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve “RIA” dhe u konfirmua edhe nga ushtria egjiptiane. Sipas burimeve, shkak për rrëzimin e avionit u bë një defekt teknik në panelin e kontrollit. Për fat të mirë, piloti arriti të hidhej me parashutë. Qeveria ruse deklaroi se do të dërgojë shumë shpejt ekspertë teknikë drejt Egjiptit, për të ndihmuar autoritetet vendase në hetime. Në bazë të një marrëveshjeje të vitit 2015, Rusia pranoi të furnizojë me 46 avionë “MIG-29” Egjiptin. /abcnews.al
Egjipt, rrëzohet avioni ushtarak rus “Mig-29”
schedule09:14 - 4 Nëntor, 2018
schedule 09:14 - 4 Nëntor, 2018