Presidenti Meta nuk dekreton Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm

schedule22:00 - 3 Nëntor, 2018

schedule 22:00 - 3 Nëntor, 2018

Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk dekreton Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm. Propozimi i kryeministrit Edi Rama për të zevëndësuar në detyrë Fatmir Xhafën e dorëhequr një javë më parë me Sandër Lleshin, nuk e ka bindur kreun e shtetit, i cili nuk ka dhënë arsyet se perse nuk e ka bindur kjo kandidature. Skenarët që pasojnë këtë lëvizje të paprecedent të një Presidenti nuk janë të pakët.

 “Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm.”

Ky është njoftimi zyrtar i shpërndarë mbrëmjen e së shtunës nga zyra e shtypit së Presidencës. Sipas këtij njoftimi të ardhur vetëm pak orë para përfundimit zyrtar të afatit kohor prej 7 ditësh që përcakton kushtetuta për emërimin e ministrave nga Presidenti, Sandër Lleshaj nuk do të jetë në krye të Ministrisë më të rëndësishme në vend.

Neni 98 1. Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve. 2. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi.

Situata e paprecendë nuk mund të marrë për momentin as një përgjigje nëse vendimi i Presidentit është legjitim apo jo për këtë mosdekretim për shkak të mos funksionimit të Gjykatës Kushtetuese.

Por kjo nuk ishte një rrufe në qiell të hapur.

Kreu i shtetit në një intervistë të dhënë të premten tha prerë se dekretimi nuk është çështje shpatullash, por bindjesh.

Në këtë situatë të krijuar njohësit e kushtetutës vlerësojnë se rrugët e zgjidhjes nuk janë të shumta, në mungesë të gjykatës kushtetuese që mund të bënte një interpretim për këtë rast. Sipas tyre ose kryeministri duhet të dërgojë për dekretim një emër tjetër pas rrëzimit të propozimit të tij për Sandër Lleshin, ose mund të vendos që kjo ministri përkohësisht të ngelet pa titullar, por drejtimi I saj të bëhet nga zëvendës ministrat që emërohen sipas ligjit nga Këshilli i Ministrave. Në një skenar të tillë, nuk është cudi që dhe emri i Sandër Lleshit të figurojë shumë shpejt mes tyre.

Precedenti i këtij skenari nuk mungon. Një tjetër qeveri socialiste, ajo e drejtuar nga vetë Ilir Meta në vitin 2001 për shumë muaj ka qenë pa 3 ministra, pas dorëheqjes së Mustafa Muçit, Anastas Angjelit dhe Bashkim Finos dhe pas presioneve të Nanos si kryetar partie se Meta nuk do të arrinte dot që të kishte votat në Parlament për të votëbesuar ministrat e rinj. /abcnews.al