Një 44-vjeçar shqiptar ndërroi jetë ditën e sotme në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi në Pescolanciano, komunë në Isernia në rajonin e Molises.
Mediat italiane shkruajnë që shqiptari ishte pjesë e një kompanie pyjore dhe humbi jetën aksidentalisht gjatë prerjes së pemëve.
Pavarësisht ndihmës së shpejtë të punëtorëve të tjerë të kompanisë, shqiptari, identiteti i të cilit nuk jepet nuk arriti që të mbijetonte duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve./ db/ Abcnews.al