Pa tampon dhe vaksinë, Holanda hap kufijtë për shqiptarët

schedule18:48 - 23 Qershor, 2021

schedule 18:48 - 23 Qershor, 2021

Pas vendimit të BE-së pak ditë më parë që hoqi kufizimet, vendet anëtare kanë filluar që të letësojnë masat për Shqipërinë. Ambasada shqiptare në Hagë njofton se regjimi i lëvizjes për shqiptarët drejt Holandës do të ndryshojë, duke filluar që prej ditës së nesërme, 24 qershor 2021.

Sipas njoftimit, bazuar në vlerësimin e qeverisë holandeze mbi nivelin e ulët të infektimeve të Shqipërisë, vendosi të lejojë përsëri lëvizjen e lirë të gjitha kategorive të shqiptarëve drejt territorit të saj.

Që prej ditës së nesërme, do të lejohet lëvizja e lirë për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për rezidentët shqiptarë në BE, apo për arsye specifike. Shqiptarët mund të udhëtojnë lirisht drejt Holandës edhe për qëllime turistike pa pasur kushtin e testit dhe vaksinës.

Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Holandës nuk kanë detyrimin të paraqesin testin PCR apo antigjen në destinacion. Gjithashtu nuk është e detyrueshme karantina për udhëtarët të cilët udhëtojnë nga RSH në Holandë, pasi konsiderohet vend me rrezikshmëri të ulët infektimesh.

Udhëzojmë në ҁdo rast udhëtarët që të kontaktojnë gjithnjë me kompanitë ajrorë që operojnë fluturimet e tyre, pasi këto kompani, në cilësinë e subjekteve private, mund të kërkojnë plotësimin e formularëve të veçantë apo kritere shtesë për pasagjerët në momentin e udhëtimit.

Për më shumë informacion, shihni: https://www.nederlandwereldwijd.nl/…/reizen/reisadvies” mbyllet njoftimi i ambasadës shqiptare në Hagë.

Tirana International Airport thekson se “I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë në Hollandë, të plotësojnë Formën e Deklaratës së Shëndetit. Formën e gjeni të listuar në këtë link: https://www.government.nl/…/information-for-passengers…

Ju lutemi, prindërve të moshuar u duhet ndihmë për plotësimin e formës. Nëse udhëtojnë, sugjerojmë që ta kenë të printuar me vete, kur të paraqesin biletën“.

Austria, Gjermania dhe Greqia janë disa nga vendet e tjera që kanë hequr kufizimet, ndërsa pritet në ditët në vijim që e njëjta gjë të ndodhë edhe me vendet e tjera.

/ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!