Diego “mbreti”, Milot Rashica në “top10” shitjet rekord të Werder Bremen

schedule15:57 - 23 Qershor, 2021

schedule 15:57 - 23 Qershor, 2021

Milot Rashica është transferuar në Premier League te Norwich. Për sulmuesin anësor të Kosovës “Kanarinat” kanë paguar 11 milion euro.

Kështu Rashica përfshihet në 10 transferimet më të shtrenjta që Werder Bremen ka bërë. Djaloshi nga Vushtrria është shitur sa Davy Klaassen dhe dy lojtarët ndajnë vendin e tetë dhe të nëntë.

Dhjetëshen e mbyll mbrojtësi Sokratis, i cili për 9.3 milion euro kaloi te Borussia Dortmund verën e vitit 2013. Në vend të shtatë është një emri i njohur, Per Mertesacker.

Qendërmbrojtësi u shit tek Arsenali në vitin 2011 për 11.3 milion euro. Renditja vijon me Anthony Ujah, për të cilin kinezët e Liaoning FC paguan 11.5 milion euro.

Jannik Vestergaard është shitur nga Werder Bremen për 12.5 milion euro te Borusia M’Gladbah, transferim që renditet si i pesti më i shtrenjtë. Në vendin e katërt është një emër i madh, Miroslav Klose.

Në verën e vitit 2007 Bayern Munich e bleu për 15 milion euro. Në podium është Mesut Ozil, që kaloi te Real Madrid për 18 milion euro. Në vend të dytë është Thomas Delaney, i cili u shit 20 milion euro para tre vitesh te Borussia Dortmund.

Rekordin e mban ende braziliani Diego, ylli i mesfushës që kaloi në vitin 2009 te Juventusi për 27 milion euro. /abcnews.al