Zyrtarët britanikë për zbatim të ligjit për emigrimit, kanë paralajmëruar se qytetarët evropianë do të kenë 28 ditë afat për të aplikuar, që të mund të vazhdojnë të jetojnë në Mbretëri të Bashkuar.
Mediat e huaja bëjnë me dije se qeveria britanike, për të gjithë ato që vonojnë aplikimin do të kenë mundësi që të japin arsyetim bindës. Ndërkaq më shumë se 5.6 milionë qytetarë të Zonës Ekonomike Evropiane dhe vartësit e tyre, kanë aplikuar për të qëndruar në këtë vend.
Mirëpo rreth 400,000 raste tjera janë ende të pazgjidhura, dhe linja qeveritare për ofrim të ndihmës, është duke pranuar mijëra thirrje në ditë.
Çështja e rregullimit të statusit për banorët e BE-së në Britani, ka nisur pas referendumit për largim të këtij shteti nga blloku evropian, pesë vjet më parë.
Përmes këtij procesi, këtyre qytetarëve u mundësohet e drejta për të banuar, udhëtuar, punuar dhe qasja në kujdes shëndetësor në Britani.
Shtetasit e Polonisë dhe Rumanisë është thënë të kenë kryer më së shumti aplikime deri më tani. Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016./abcnews.al