14 vende të BE-së kundër ligjit anti-LGBT në Hungari

schedule08:43 - 23 Qershor, 2021

schedule 08:43 - 23 Qershor, 2021

Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu ishin ndër vendet e para që dolën kundër ligjit anti-LGBT të Hungarisë të martën gjatë takimit të ministrave europiane nga 27 vendet e BE-së.

Në total, 14 shtete anëtare nga 27 shprehën mosmiratimin e tyre ndaj ligjit hungarez. Javën e kaluar, parlamenti hungarez miratoi një ligj të ri të paraqitur nga qeveria e Kryeministrit Viktor Orban që ndalon përhapjen e përmbajtjeve në shkolla që promovojnë homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë.

Projekt-ligji u kundërshtua nga zyrtarë të rangut të lartë të disa vendeve dhe grupeve të BE-së në Parlamentin Europian. Ligji hungarez u diskutua nga Këshilli i BE-së të martën pasdite. Pas diskutimeve, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Lituania, Spanja, Suedia dhe Letonia kundërshtuan ligjin e miratuar.

“Ligji përfaqëson një formë flagrante të diskriminimit bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor.  Dinjiteti njerëzor dhe barazia janë vlera thelbësore të Bashkimit Europian dhe ne nuk mund të bëjmë kompromis mbi këto parime,” thanë në një deklaratë të përbashkët vendet.

“Stigmatizimi i personave LGBT përbën një shkelje të të drejtave themelore për dinjitet, siç parashikohet në Kartën e BE-së dhe të drejtën ndërkombëtare.”

Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë, hodhi poshtë menjëherë të gjitha mendimet negative dhe u kërkoi kritikëve ta lexonin ligjin të plotë.

“Ky ligj nuk është kundër asnjë komuniteti në Hungari,” tha Szijjártó përpara takimit të ministrave.

“Ky ligj është kundër të gjithë pedofilëve, kështu që ky ligj e bën shumë të qartë se fëmijët duhet të mbrohen dhe kjo është arsyeja pse ky ligj tregon se  krimet pedofile duhet të dënohen”.

Jourová tha se Komisioni Europian mund të nisë një procedurë ligjore ndaj Hungarisë mbi ligjin e ri anti-LGBT nëse gjykon se ligji shkel normat e  BE-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!