Prishtina fitoi 2-0 ndaj Folgore, skuadra kampione e San Marinos. Gjysmëfinalja e raundit paraeliminator të Champions League që u luajt në “Elbasan Arena”, u fitua nga kampionët e Kosovës.
Prishtina do të luajë finalen përballë Inter Escalades më 25 qershor. Ekipi kampion i Andorrës mposhti 1-0 HB Torshavn (Ishujt Faroe) në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.
Rikthehemi në Elbasan, aty ku kampionët e futbollit dardanë dominuan kundërshtarin, por shënuan vetëm dy gola, kjo për meritë të portierit kundërshtar.
https://streamable.com/h7vku6
Leotrim Kryeziu goditi traversën në pjesën e parë, ndërsa Endrit Krasniqi realizoi golin e avantazhit në minutën e 51-të. Mesfushori mori një kros nga Besnik Krasniqi dhe tundi rrjetën e miqve nga San Marino.
Në minutën e fundit të përballjes erdhi edhe goli i qetësisë për Prishtinën. Atë e shënoi Mendurim Hoti. Fitore historike për bardhekaltrit kryeqytetas, e pari për ta në Champions League. /abcnews.al