Zhbllokohen dy ndeshjet e grupit D të Euro 2020: Çeki-Angli dhe Kroaci-Skoci. Në stadiumin “Wembley” ka nisur festa. Ekipi i Gareth Southgate ka kaluar në avantazh në minutën e 12-të.
Autori është Raheem Sterling, i cili u shfaq i rrezikshëm që në minutën e dytë, por topi i goditur prej tij u ndal në shtyllë.
https://streamable.com/ol8ak9
Sulmuesi i Manchester City shfrytëzoi një kros të bukur të Jack Grealish dhe dërgoi me kokë topin në rrjetën çeke.
https://streamable.com/cdy1pb
Avantazh i rëndësishëm për “Tre Luanët”, të cilët kanë nevojë për fitore për ta mbyllur grupin D të Euro 2020 në vend të parë.
Vlasic scores to put Croatia (+135) ahead! ??
— Action Network Soccer (@ActionNetSoccer) June 22, 2021
Edhe Kroacia në avantazh. Nënkampionët e botës kanë nevojë për tre pikë për t’u kualifikuar. Lojtari i CSKA, Nikola Vlasic gjeti golin në minutën e 17-të.
Mesfushori mori një asist nga Ivan Perisic dhe nuk gaboi përballë portierit skocez, duke i dhuruar avantazhin Kroacisë. /abcnews.al