Nëna e bullgarit që përdhunoi shqiptaren në Greqi: Shpresoj të kapet, ndihem keq që jam nëna e tij

schedule16:55 - 22 Qershor, 2021

schedule 16:55 - 22 Qershor, 2021

Nëna e bullgarit 35-vjeçar i cili pak ditë më parë përdhunoi një pastruese me origjinë shqiptare në Greqi, i ka bërë thirrje të birit që të dorëzohet në polici. Ajo tha se uron që ai të kapet dhe ndihet keq që është nëna e tij.

“Shpresoj që im bir të kapet. Për atë që ka bërë për atë jam e vdekur. Unë jam një grua që punoj për të paguar bukën time. Ndihem keq që jam nëna e tij. Nuk kam fjalë. Jam operuar, po marr ilaçe të rënda, pasi jam me kancer.

“Së fundmi ai më ka thënë se mendja ime nuk është mirë nuk mund ta çoja te mjeku. Unë them ndoshta diçka ka ndodhur, nuk e përjashtoj. “Kohët e fundit ai ishte shumë i mërzitur dhe më ofendoi dy ose tre herë“, përfundoi nëna e 35-vjeçarit

Nëna e bullgarit ka deklaruar se ka tentuar të lidhet disa herë me telefon pasi dëgjoi për veprimin që ai kishte bërë por nuk kishte marrë përgjigje prej tij.

Shqiptarja që punonte si pastruese ka deklaruar përpara grupit hetimor se ishte duke pritur ashensorin në momentin që u tërhoq me dhunë nga bullgari dhe u përdhunua. Kur gruaja arriti të shpëtonte nga shtëpia e tmerrit, përdhunuesi u zhduk. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!