Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka njoftuar se qeveria ka përfunduar përgatitjen e amendamenteve për ndryshimet kushtetuese që kërkohen nga marrëveshja për emrin me Greqinë. Në preambul përfshihet edhe marrëveshja e Ohrit.
Katër amendamentet kushtetuese janë të thjeshta, nuk kanë asgjë kontestuese dhe janë konform standardeve ndërkombëtare dhe meritojnë përkrahje nga të gjithë deputetë në emër të integrimit në NATO dhe BE – ka theksuar Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme të shtypit ku bëri të njohur se Qeveria ka miratuat tekstin e project-amendamenteve konform Marrëveshjes së Prespës dhe konkluzioneve nga Kuvendi.
“Përmes një procesi inkluziv arritëm t`i përcaktojmë amendamentet e kushtetutës që dalin nga Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe kanë të bëjnë me procesin e gjithmbarshëm të implementimit dhe konfirmimit të saj në institucionet tona dhe ku presim që parlamenti grek këtë ta bëjë sa më shpejtë përmes ratifikimit të marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë”.
Amendmaneti i dytë ka të bëjë me Preambulën e Kushtetutës ku vendimet e ASNOM-it zëvendësohen me Manifestin e Mbledhjes së parë dhe shtohet edhe Marrëveshja e Ohrit. Në pjesën e preambulës vendimet e ASNOM-it zëvendësohen me Manifestin e mbledhjes së parë të ASNOM-it dhe shtohet Marrëveshja Kornizë e Ohrit që të jetë element konstituiv i shtetit. Kjo është pjesë konstituive, pjesë e Kushtetutës, e inkorporuar, vetëm këtu shtohet formulimi Marrëveshja e Ohrit dhe kjo është korrekte ndaj të gjitha bashkësive më të vogla etnike në Maqedoni. Lidhur me kërkesat e partive opozitare shqiptare, Kryeministri Zaev ka theksuar se ka pasur takime me krerët e ASH-së dhe Besës, Ziadin Selën dhe Bilall Kasamin, dhe se është e drejtë e tyre legjitime të hapin këtë çështje. Kryeministri Zaev shprehet i bindur se nuk do të ketë kushtëzime nga ana e tyre.
Padyshim se këta deputetë përfaqësojë subjekte politike dhe personalisht si karaktere pa asnjë dyshim janë të vendosur për integrimin tonë në NATO dhe BE, këtë e thanë edhe në diskutimet e Komisionit Kushtetues se nuk ka kushtëzime me votimin e tyre për NATO dhe BE respektivisht për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë.
Në project amendamentet janë inkorporuar edhe propozimet e grupit të ri të pavarur të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, nga ku shpresojnë se për to do të votojnë edhe deputetët tjerë.
“Në debatin publik do të kyçemi dhe do të japim një kontribut serioz dhe shpresoj por bëj edhe thirrje që të kycemi të gjithë në këtë process, pasi është e domosdoshme në këtë fazë të amendamenteve kushtetuese dhe besoj se vetëm në këtë mënyrë, me debate dhe kreativitet mund të japim më shumë në këtë drejtim”.
Kryeministri Zoran Zaev gjatë konferencës së shtypit ka njoftuar se gjatë këtij procesi konsultimet kanë qenë on-line me Greqinë, siç tha, gjithçka në frymën e Marrëveshjes. Rrjedhimisht, me dorëzimin e project amendamenteve në Kuvend, filloi afati 30 ditësh deri në mbajtjen e seancës plenare. Projekt amendamentet e Kushtetutës tashmë kanë arritur në Kuvend, kurse Kryeparlamentari Talat Xhaferi, seancën plenare ku do të shqyrtohen projekt-amendamentet e ka caktuar për më 1 Dhjetor derisa Komisioni për Çështje Kushtetuese do të fillojë me punë më 7 Nëntor. /abcnews.al