Qeveria e Kosovës miraton projektligjim për themelimin e Gjykatës Komerciale

schedule14:01 - 22 Qershor, 2021

schedule 14:01 - 22 Qershor, 2021

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka ftuar për aprovimin e këtij projektligji i cili kaloi me shumicë votash.

“Sot para jush paraqes projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale, duke pasur parasysh vështirësitë e trajtimit të lëndeve komerciale nga gjykatat themelore ka stërzgjatur kontestet komerciale”, tha Haxhiu.

Më tej ajo shtoi se themelimi i kësaj gjykate do të mundësojë krijim të vendeve të reja të punës.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!