Will Smith do të publikojë një libër për jetën e tij. Libri me titull “Will” do të dalë në treg me 9 Nëntor, zbuloi aktori përmes një postimi në rrjete sociale. Sipas tij, libri është shkruar gjatë dy viteve të fundit. Ai rrëfen historinë personale duke nisur nga fëmijëria dhe deri tek karriera e suksesshme.
Siç thuhet në njoftimin zyrtar, tema kryesore është “njohja e vetvetes, e cila e ndihmoi atë në suksesin e tij, por edhe në zhvillimin personal, si dhe i lejoi të gjente paqen e brendshme me veten, të dashurit e tij, por edhe botën në përgjithësi ”. Aktori pati bërë me dije që në 2018 se do të shkruajë një libër.
“Kam vite që mbledh gjëra, të cilat dua t’i them dhe më në fund do të shkruaj një libër. Unë do ta shkruaj atë për të gjithë ju.”, tha asokohe aktori. /abcnews.al