Më shumë se 8500 fëmijë janë përdorur si ushtarë në konflikte të ndryshme ushtarake përgjatë vitit të kaluar në të gjithë botën.
Prej tyre 2700 humbën jetën. Shifrat janë publikuar në raportin vjetor të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për Këshillin e Sigurimit.
Raporti veçon vrasje, gjymtime dhe abuzime të fëmijëve. Raporti konfirmoi shkeljet ndaj 19,379 fëmijëve në 21 konflikte. Shumica u kryen në Somali, Republikën Demokratike të Kongos, Afganistan, Siri dhe Jemen.
Raporti përfshin një listë të zezë të vendeve që u është kërkuar riatdhesim ndërkombëtar. Lista është në diskutim pasi diplomatët kanë thënë se Arabia Saudite dhe Izraeli kanë bërë përpjekje për mos përfshirje.
Izraeli nuk është futur kurrë në listën e zezë, ndërsa Arabia Saudite u hoq në vitin 2020, disa vjet pas vrasjeve të fëmijëve në Jemen. Lista përfshin regjimin ushtarak të Mianmarit dhe forcat ushtarake të regjimit të Damaskut. m.v/abcnews.al