Tifozët e Danimarkës do e mbajnë mend gjatë mbrëmjen e sotme. Aventura në Euro 2020 deri tani nuk ka qenë aspak e lehtë, sidomos prej asaj që kaloi Christian Eriksen, ylli i skuadrës së tyre të zemrës.
Fantazisti i Interit i shpëtoi arrestit kardiak dhe ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore, teksa skuadra vikinge nuk mori pikë në dy ndeshjet e para të grupit B. Dy disfatat minimale me Finlandën (1-0) dhe me Belgjikën (2-1) nuk e ulën moralin e danezëve.
https://streamable.com/6tdk6n
Skuadra e Kasper Hjulmand zhvilloi një paraqitje perfekte sonte, mposhti 4-1 Rusinë dhe u kualifikua në raundin e 1/8-ve si vendi i dytë, aty ku do të ketë përballë Uellsin.
Lumturi e madhe në Kopenhagën dhe gjithë Danimarkën, teksa e jashtëzakonshme është festa e tifozëve vikingë në momentin kur Andreas Christensen shënoi golin e tretë.
Të gjithë në ekstazë duke festuar dhe përqafuar njëri-tjetrin siç dallohet në video, ndërsa tre minuta më vonë Joakim Maehle, mbrojtësi i Atalantës, vulosi triumfin me “poker”. /abcnews.al