Pantallonat verore: 5 stilet që do të veshim gjatë këtyre muajve

schedule17:57 - 21 Qershor, 2021

schedule 17:57 - 21 Qershor, 2021

Kemi shumë ditë të nxehta përpara, kështu që tani e tutje do të preferojmë rroba të rehatshme dhe të lehta, ndoshta pantallona të shkurtra ose mini, por ka edhe disa stile të pantallonave që kthehen gjithmonë në verë. Këto pjesë elegante dhe të përjetshme janë të pajisura edhe me tiparet e nevojshme për t’i bërë ballë edhe nxehtësisë më të madhe. Karakteristika e tyre kryesore janë pëlhurat shumë të freskëta, të cilat variojnë midis pambukut, lirit dhe mëndafshit të lehtë. Format e gjera dhe të lira i japin pantallonave një përshtatje të rehatshme, duke festuar lirinë e lëvizjes edhe buzë detit.

Karakteristikë tjetër janë ngjyrat: ato variojnë nga hije shumë të lehta, ideale për sezonin e ngrohtë deri tek pastelët e butë dhe paletat e ndritshme në një varg modelesh të gjalla siç janë qilimat ose lulet.

Modelet këtë kohë shkojnë midis dy skajeve: me bel të lartë ose me bel të ulët. Ndërsa përsa i përket kombinimeve, çlironi imagjinatën tuaj: nga sandalet e sheshta, tek takat apo edhe nallave të rehatshme.

Të prerë

 

Pantallonat pizhame

Vija

Të bardhat

Liri

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!