Jessica Lauser është vajza e vërbër që është shpallur kampione e shahut në botë. Ajo luan shpejt, duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj kundërshtarëve të saj.
Sipas CNN, për Lauser 41 vjeçe, shahu ka qenë një fiksim dhe argëtim i zjarrtë që nga klasa e dytë. Ajo është mbështetur në të, për ta kapërcyer fëmijërinë e saj të vështirë.
Lauser ka qenë e verbër pothuajse tërë jetën e saj. Ajo lindi katër muaj para kohe dhe kishte nevojë për oksigjen, duke ia dëmtuar kështu sytë.
Për shkak të kësaj gjendje, njëri sy i saj është plotësisht i verbër, e në tjetrin ajo ka shikim 20/480. Kjo do të thotë se fusha e saj vizuale është shumë e kufizuar dhe se ajo ka pak ose aspak perceptim të thellësisë./abcnews.al